ROMË- Kryebashkiaku i Romës, Ignazio Marino, regjistroi sot 16 martesa të meshkujve dhe femrave homoseksuale të bëra jashtë vendit, ndërkohë që ligji italian nuk e lejon këtë gjë.
Kjo ceremoni që u zhvillua në Pallatin Kapitol, bashkia e Romës, u zhvillua njëkohësisht kur në krahun tjetër të lumit Tiber, peshkopët e të gjithë botës, të mbledhur në Vatikan, përgatiten të votojnë një tekst sipas të cilin lejohen homoseksualët në kishë, që ka krijuar shumë polemika mes përkrahësve dhe atyre që janë kundër hapjes së kishës.
Çiftet, të shoqëruara nga familjet e tyre, erdhën njëri pas tjetrit për të nënshkruar bashkimin e tyre në regjistrin e martesave të qytetit. Marino i cilësoi këto regjistrime si akte të thjeshta të gjendjes civile.
Prefejtura e Romas reagoi menjëherë duke kërkuar që të anullohen këto regjistrime, që nuk janë ligjore dhe nuk janë as të vlefshme sipas ligjit italian, pasi martesat gei nuk njihen.
Në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano (qendra djathtë) u shpreh se "sipas ligjit italian kjo nuk është e mundur"./ATSH/