ROMË - “Berluskoni për të justifikuar gjestin e tij të çmendur dhe të papërgjeshëm që e finalizoi sot, kapet pas TVSH-së”, thotë kryeministri Italian, Enrico Letta.
"Tentativa për të përmbysur gjithçka me arsyet e shtimit të TVSH-së është kontradiktore me faktet para syve tanë. Vendimi për të mos ndërhyrë te TVSH është marrë dje në koordinim me ministrat e PDL", ka thënë Letta sipas burimeve nga Pallati Chigi.
Sipas kryeministrit italian, “të gjitha këto veprime bëhen që Berluskoni të mbulojë ngjarjet e tij personale, por italianët do të dinë ta kuptojnë një gënjeshtër kaq të madhe".
"Në Parlament secili prej anëtarëve përgjigjet për veten e tij përballë vendit”, ka përfunduar një prej deklaratave të tij kryeministri italian.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com