Një çift shqiptar Flamur Gjini dhe Teuta Gjini janë arrestuarv ditën e sotme në Italia, pasi u janë sekuestruar 400 kg marijuanë, me vlerë rreth 2 milionë euro. Çifti e mbante lëndën narkotike në një magazinë në qendër të Noicattaro. Burri përfundoi në burg ndërsa gruaja iu nënshtrua arrestit shtëpiak.
Zbulimi ndodhi pas disa javësh monitorimi në bashkitë e provincës së Barit. Policët mësuan kështu që dy bashkëshortët e kombësisë shqiptare, me banim në Noicattaro, kishin shndërruar një magazinë në një qendër të vërtetë të magazinimit dhe paketimit të drogës. Operacioni ndodhi gjatë natës dhe agjentët gjatë operacionit vunë re që gruaja u mundua të fshinte çelësat e magazinës në të brendshme. Kjo sjellje nuk u shpëtoi policëve të cilët, pas një kontrolli të hollësishëm të ndërtesave në zonë, arritën të zbulonin garazhin nëntokësor, jo shumë larg shtëpisë. Sapo hynë në dhomë, agjentët gjetën mbi tridhjetë kuti, zakonisht të përdorura për ruajtjen e frutave, brenda të cilave ishin fshehur pako të shumta me lëndë narkotike.