Itali/ Lacio në krizë! Conte rrezikon pankinën te Inter

ITALI- Lacio në krizë te thellë. Skuadra e Simone Inzagit humb për herë të tretë radhazi në kampionat, këtë herë ndaj Sasuolos në fushën.

Pas kësaj humbjeje Lacio mund t'i thotë lamtumirë ëndrrës për tu shpallur kampion në Itali. Nga ajo që skuadrat treguan në fushë, rezultati është i drejtë edhe pse Sasuolo kaloi në avantazh dhe fitoi ndeshjen vetëm në minutat shtesë të takimit. Aktualisht skuadra e Lacios ka 68 pikë në renditje ndërsa Juventus që do të luajë në mbrëmje me Atalantën 75 pikë.

 Ndërkohë në Itali është vënë në rrezik pankina e Interit për Antonio Kontes. Pas barazimit me Veronën duket se është thyer besimi që drejtuesit e Interit kishin tek trajneri italian. Konte ka një kontratë tre vjeçare me Interin deri në vitin 2022 dhe përfiton 12 milionë euro në sezon, por ai vetë la të kuptohet në fund të ndeshjes me Veronën se diçka është thyer, ‘të gjithë duan të fitojnë por duhet kuptuar sa larg apo afër je’.

Ndërkohë sipas medieve më prestigjioze italiane po përflitet se vendin e Kontes mund ta zërë një tjetër ish-trajner i Juventusit Masimiliano Alegri i cili pak ditë më parë tha se dëshiron të stërvisë një skuadër që ka ambicie të fitojë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja