Dy banda rivale, një shqiptare dhe tjera rumune, janë përballur në hyrje të një kinemaje në Frosinone të Italisë. Një shtetas shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy shtetas rumunë, të cilët u dërguan menjëherë në urgjencë.
Karabinierët italianë kanë arrestuar 28-vjecarin shqiptar, banor në atë zonë. Shtetasi shqiptar kishte precedentë të mëparshëm dhe tani do të ndiqet penalisht për këtë ngjarje. Sipas hetuesve të dyja bandat janë të përfshira në trafikun e drogës dhe prostitucionit dhe janë përplasur mes tyre për disa mosmarrëveshje.
Shqiptarët e përfshirë në ngjarje tentuan të largohen, por efektivët e policisë mundësuan prangosjen e tyre pas kërkimeve intensive. Uniformat blu gjetën të braktisur makinën e përdorur për arratisje në rrugën ‘Aldo Moro’.
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com