Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, është shpallur Qytetar Nderi i qytetit italian të Napolit, me ekipin e të cilit ai ka luajtur nga viti 1984 deri në vitin 1991.
Bashkia e Napolit vendosi ditën e hënë t’i jepte titullin Qytetar Nderi argjentinasit, duke e argumentuar këtë vendim të saj me ndjenjat miqësore, vlerësimit, admirimi dhe dashurisë që qyteti ka ndaj tij.
Ndërkohë kritikat nuk kanë munguar për sa i përket vendimit të bashkisë, por Luigi de Magistri, e ka justifikuar me faktin se Maradona ka pasur aftësinë për të bashkuar napolitanët duke i bërë ata të ëndërrojnë për një e cila tashmë është bërë realitet.
Gjatë karrierës së tij me ekipin napolitan, Diego Armando Maradona ka mbajtur fanellën me numrin 10-të dhe ka udhëhequr ekipin drejt dy titujve kampion në kampionatin italina, gjatë vitit 1987 dhe vitit 1990.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com