ROME- Situata politike e krijuar në Itali ka ndikuar edhe tek tregjet financiare dhe niveli i shpërndarjes së bonove. Për të siguruar tregjet dhe për të garantuar stabilitet në vend, kryeministri italian Enrico Letta, ka kërkuar të mërkurën votëbesimin në Parlament.
Pas dorëheqjes së ministrave të Berlusconit ka ndryshuar edhe niveli i përhapjes së bonove, duke shënuar një rritje të mprehtë në hapjen e bursave. Ndikim në këtë drejtim ka dhënë edhe kriza e krijuar në qeverinë Letta.
Pas ka ftuar me shaka komunitetin e Shën Exhidios për të thënë disa lutje për Italinë'', Kryeministri Enrico Letta shkon në dhomën Quirinale për të studiuar lëvizjet e mundshme së bashku me kreun e shtetit italian Giorgio Napolitano. Dhe përballë një klime të dukshme pasigurie politike'', Kreu i Shtetit e përkufizon si zgjidhje të mundshme votëbesimin në parlament ditën e mërkurë.
Numrat e shumicës së re do verifikohen, ndërsa problematikat vijnë nga partia bashkëqeverisëse "Popolo della liberta", e cila po kalon jë tërmet politik. Tashmë që qeveria po shkon drejt votëbesimit, Berluskoni nuk tërhiqet nga vendimi i tij, pasi 5 ministra janë tërhequr, duke krijuar përçarje brenda qeverisjes.
Pavarësisht krizës të krijuar në vend, i vetmi që më sa duket i ka idetë e qartë është presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, i cili thotë se “ndodhemi në një situatë paksa kritike, por do të shoh nëse ka mundësi për të vijuar me pjesën tjetër të legjislaturës”. Ndërsa shqetësimi i vetëm i Presidentit Napolitano është nevoja për stabilitetin dhe vazhdimësinë e udhëheqjes politike të vendit dhe funksionimin e institucioneve parlamentare për të zgjidhur problemet serioze të Italisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com