Itali/ Makineria i zuri kokën 26-vjeçares shqiptare, nën hetim edhe CEO i kompanisë italiane

Itali/ Makineria i zuri kokën 26-vjeçares shqiptare, nën hetim edhe CEO i kompanisë italiane

Anila Grishaj

Mes të dyshuarve në lidhje me vdekjen e Anila Grishajt, 26-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi jetën pasditen e 15 nëntorit (2023) në Bocon në Pieve di Soligo, po hetohet për përfshirje edhe emri i eshefit ekzekutiv të kompanisë ku ajo punonte.

Në ditët në vijim do të bëhet një vlerësim teknik mbi pajisjen ku CEO-ja do të marrë pjesë nëpërmjet një konsulenti të tij. Në hetim për vrasje nga pakujdesia është edhe kolegu që aktivizoi makinerinë ku punonte Anila.

Si pasojë asaj iu shtypën rruazat e qafës duke humbur menjëherë jetën. Sipas burimeve pranë hetuesve, “Treviso Today” shkruan se për momentin nuk ka asnjë element të dobishëm që mund të tregojë se aksidenti ndodhi pasi një element specifik sigurie nuk u respektua.

Makineria në fjalë është blerë majin e kaluar dhe duket se është e gjeneratës së fundit. Një nga hipotezat e mundshme është ajo e një ndërhyrjeje anormale në makineri, një situatë që mund të ketë mashtruar kolegen tjetër, e cila është detyruar ta rindizte pasi besonte është fikur gabimisht.

Megjithatë dinamika e vdekjes së Anilës është fiksuar nga kamerat e sigurisë brenda kompanisë. Ato mund të tregojnë më shumë për ndërhyrjen që ka kryer kolegia e 26-vjeçares dhe rrjedhimisht nëse ka respektuar procedurat e protokolleve të sigurisë.

Ndërkohë sot pritet që në këtë kompani të shkojë një delegacion i Senatit në Itali që ka nisur një komision hetimor për shfrytëzimin dhe sigurinë në vendin e punës. 26-vjeçarja Anila Grishaj humbi jetën pasditen e 15 Nëntorit teksa punonte në kompaninë për produkte të ngrira ku së fundmi ishte bërë nëndrejtoreshë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen