ITALI - Serie A e futbollit zhvilloi të shtunën me pesë ndeshjet e para të raundit të 17-të. Fitore siguroi Juventusi, Cagliari, Como dhe Parma, ndërsa sfida mes Udineses dhe Lazio u mbyll në barazim 1-1.
Në "Arena Garibaldi", vendasit e Pisas u mposhtën 0-2 nga Juventusi. "Zonja e Vjetër" ngjitet në vendin e tretë momental, duke pasur dy ndeshje më shumë se rivalët. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Pisa goditi traun e portës dhe shtyllën. Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën në minutën e 61-të dhe aty loja e "Zonjës" ndryshoi. Duhej minuta e 73 që Kalulu të shënonte golin e parë, ndërsa në minutën e dytë shtesë Yildiz "vulosi" fitoren me dy gola. Me 32 pikë Juventusi për momentin ndodhet në vendin e tretë të Serie A.
Në "Friuli" Udinese dhe Lazio barazuan 1-1. Ndeshja ishte me emocione deri në momentet e fundit, aty ku u shënua edhe goli i barazimit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, para se Lazio të merrte avantazhin në minutën e 80-të me autogolin e Solet. Në minutën e pestë shtesë, kur të gjithë menduan se për vendasit nuk kishte më shpresë, Keinan Davis bëri çfarë deshi në prapavijën e Lazios dhe shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.
Këtë të dielë Serie A zbret në fushë me katër takime. Në orën 12:30 luhet Milan - Verona, ndërsa në 15:00 Cremonese - Napoli. Ora 18:00 gjen në fushë Bologna - Sassuolo, për t'u mbyllur me Atalanta - Inter në orën 20:45.
Serie A, raundi 17-të:
E shtunë, 27 dhjetor 2025
Parma 1-0 Fiorentina
Lecce 0-3 Como
Torino 1-2 Cagliari
Udinese 1-1 Lazio
Pisa 0-2 Juventus
Renditja:

Edhe pse nuk regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë me gol, anësori i Juventusit, Edon Zhegrova, pati një ndikim të madh kur u fut nga stoli në fitoren 0-2 kundër Pisas. Pas ndeshjes ai falenderoi trajnerin Luciano Spalletti.
"Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë grupi ka qenë i bashkuar. Dua t’i vë në dispozicion të ekipit cilësitë e mia. Pashë një Juventus kompakt gjatë gjithë ndeshjes. Spalletti? Po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse kjo më është kërkuar edhe te klubet e mia të mëparshme dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat. Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, nuk kam luajtur shumë, por tani po jap kontributin tim", tha anësori i Kosovës.
Spalletti, i cili e cilësoi Zhegrovën pas ndeshjes si një 'gjeni', i kishte vendosur edhe nofkën 'Zeppetta', që mund të përkthehet përafërsisht si një objekt i vogël, por thelbësor.
“‘Zepeta’, siç të quan Spalletti? Është diçka me të cilën kam lindur. E falenderoj trajnerin që më dha këtë nofkë”, tha mes të qeshurave Edoni.
Në "Friuli" Udinese dhe Lazio barazuan 1-1. Ndeshja ishte me emocione deri në momentet e fundit, aty ku u shënua edhe goli i barazimit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, para se Lazio të merrte avantazhin në minutën e 80-të me autogolin e Solet. Në minutën e pestë shtesë, kur të gjithë menduan se për vendasit nuk kishte më shpresë, Keinan Davis bëri çfarë deshi në prapavijën e Lazios dhe shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.
Edon Zhegrova

Komente