"Mes të premtes dhe të dielës u shpëtuan të paktën 2 500 persona nga anijet e përfshira në operacionin 'Mare Nostrum', mes të cilave anijet 'Aliseo' dhe 'Fasan', anija amfibe 'Sfinge', ajo 'San Giusto' dhe helikopterët", shtoi ajo.
Të 1 311 imigrantët ilegalë, që fregata "Fasan" do të zbarkojë sot në mëngjes në portin e Tarantos janë rrjedhojë e ndërhyrjeve shpëtuese mes të premtes dhe të shtunës në Kanalin e Siçilisë, në jug të Lampeduzës. Ndërkohë, në bordin e anijes amfibe "San Giusto" ndodhen 1 189 imigrantë ilegalë të shpëtuar./ATSH/