Itali, marina ushtarke shpëton nga
mbytja mbi 1 mijë emigrantë afrikanë

ITALI- Marina ushtarake italiane ka shpëtuar gjatë ditës së enjte 1,123 emigrantë afrikanë.

Emigrantët u gjetën në 8 barka rreth 222 kilometra në jug-lindje të Lampeduzas.
 
Ndër të shpëtuarit gjendeshin dhe 50 fëmijë e 47 gra. 

Ndërkohë autoritetet vendase lajmëruan se 6 burra dhe një grua u gjetën të mbytur në një plazh të Marokut ndërsa tentuan të arrinin në brigjet spanjolle.

Vetëm gjatë muajit të kaluar rreth 2000 emigrantë mbërritën në brigjet e italisë, çka është një numër 10 herë më i lartë krahasuar me janarin e vitit 2013.

Anije dhe helikopterë të shumtë filluan operacionet e shpëtimit në orën 8 të mëgjesit dhe vazhduan deri pasdite. Emigrantët u transportuan në anijen e quajtur San Marco dhe pritet të arrijnë në portin e siçilian të Augusta-s gjatë ditës së premte në mëngjes.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit