ITALI- Trupi i pajetë dhe i masakruar i një vajze shqiptare rreth 30 vjec është zbuluar përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L'Aquila, Itali. Ajo u gjet e shtrirë në rrugë jo shumë larg qytetit dhe u identifikua nga vëllai i saj i cili u morr në pyetje në polici. Marjana Marku është viktima 30 vjec nëna e një fëmije 11 vjec qe jetonte prej kohësh në Itali. Policia dyshon se viktima fillimisht është ndjekur nga vrasësi me një automjet të vjedhur që e ka braktisur më pas. Policia po punon për gjetjen e gjurmëve brenda automjetit që mund të cojnë në zbulimin e autorit.
Mediat italjane flasin për dëmtime të mëdha në trupin e viktimës, një dorë dhe këmbën të copëtuar si dhe dëmtime në pjesën e barkut.
Familja kishte njoftuar dje në mëngjes në polici zhdukjen e vajzës, e cila kishte dy ditë që nuk kthehej në shtëpi. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e një vrasje pasioni ose krim të kryer nga ndonjë maniak. Viktima punontë në një klub në Civieta Roveto. Prej kohësh 30 vjecarja jetonte së bashku me familjen e të vëllait I cili denoncoi në polici zhdukjen e saj.(ns/shqiptarja.com)