Dritan Mali u masakrua me datë 3 qershor në rrethinat e Breshias duke u goditur me thikë në gjoks nga Leart Kumaraku, kunati i tij. Ai nuk i ka mbijetuar këtij sulmi dhe gjeti vdekjen në spital.
Pas arrestimit Kumaraku ka dhenë një dëshmi në të cilën shpjegon shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. ‘’Vrava vetëm për ta mbrojtur motrën’’, ka thënë ai sipas shkrimeve të mediave italiane.
Sipas autorit motra e tij ka qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe fizike sistematike. Pas ngjarjes së rëndë Jerina Kumaraku, bashkëshortja e viktimës, është dërguar për tu kuruar në spital pasi ka shenja të dukshme të dhunës, e cila sipas stafit mjekësorse është e hershme.
Pritet që së shpejti të merret në pyetja Jerina, duke qenë se momentalisht e ka të pamundur prej gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike. Sipas atyre që kanë njohur Laertin dhe familjen e tij ai nuk ka qenë kurrë një person problematik, por instikti për të mbrojtur motrën e tij bëri që ai të vriste kunatin.
Redaksia online
(Al.N/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com