Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Itali, pasi ka kryer veprime të turpshme në tren, në prani të një 23 vjeçareje.

Sipas mediave italiane, “manjaku” shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, është ulur në trenin e linjës Milano-Varese, në sendiljen përpara vajzës italiane dhe ka nisur të masturbohet. E reja e frikësuar është larguar menjëherë, duke lajmëruar autoritet.

“Në lotë dhe e frikësuar, 23-vjeçarja i ka treguar gjithçka policisë”, raporton Legnanonews. Ndërsa, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia italiane. Raportohet se 40-vjeçarit i janë gjetur disa gramë kokainë në momentin e ndalimit. Ndaj tij, kanë nisur procedurat për dëbimin nga shteti fqinj. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)