Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Kokaina dhe eurot cash të sekuestruara shqiptarit

Itali- Policia italiane në Perugia ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Pas një kontrolli në rrugë teksa udhëtonte me makinë dhe më pas në banesë, të riut iu gjet mbi gjysmë kilogrami kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajustifikuara, që dyshohet se janë produkt i aktivitetit të paligjshëm.

I nënshtruar një kontrolli në rrugë, shqiptari nuk ka mundur dot që të shpjegojë se ku po shkonte, duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve. Për më tepër, nervozizmi i tij bëri që karabinierët të kryenin një kontroll personal dhe automjetesh fillimisht dhe më pas një kontroll shtëpie.

Arrestimi i të riut u vërtetua nga gjyqtari i Gjykatës së Perugias, e cila dha masën “arrest me burg”, informon media italiane. Ai u mbyll në burgun Capanne, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë