Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka marrë sot një letër kërcënuese nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik (ISIS) në gjuhën arabe, e cila përmbante edhe dy plumba kallashnikovi, bëhet e ditur nga burime pranë Ministrisë.“Ne do të hyjmë në Romë dhe do të presim kokën”, citohej në letër,bën me dije shtypi italian.