Itali, Ministri i Drejtësisë merr një letër kërcënuese nga ISIS

Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, ka marrë këtë të enjte një letër kërcënuese nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik në gjuhën arabe, e cila përmbante edhe dy plumba kallashnikovi, bëhet e ditur nga burime pranë Ministrisë.

“Ne do të hyjmë në Romë dhe do të presim kokën”, thuhej në letër, raporton shtypi italian.

Sipas burimeve që përputhen, letra është dërguar në adresë të Ministrisë që është shkruar në gjuhën angleze mbi zarf.

Letra besohet të ketë kaluar nga aeroporti i Fiumicinos, por nuk është përcaktuar ende burimi i saj.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu