ROME- Kryeministri italian në detyrë, Mario Monti deklaroi sot se Berlusconi i mbiquajturi i medias italiane 'Kavalieri', kishte qeverisur për shumë vite me radhë përgjatë tre mandateve dhe se po përpiqej të arrinte një të katërt edhe pse gjatë tre të parave nuk kishte përmbushur asnjë prej premtimeve të bëra gjatë fushatave elektorale dhe këtë gjë italianët nuk e kanë harruar.

''Është i jashtëzakonshëm fakti që Berlusconi ka kryesuar qeverinë italiane për shumë vite me radhë dhe nuk ka përmbushur asnjë prej premtimeve të tij elektorale. Po përpiqet të arrijë qeverisjen për hetë të katërt, por jam i bindur se italianët kanë një kujdes të mirë dhe nuk i kanë harruar këto'', u shpreh Mario Monti në një koment lidhur me njoftimin e bërë nga Kavalieri i cili u shpreh se do të përpiqej t'u rikthente italianëve disa fonde të përdorura për strehimin në rast fitoreje.

(sg/shqiptarja.com)