ITALI - Moti i keq ka përfshirë ditët e fundit qendrën e veriut të Italisë. Në rajonin e Toskanës gjendja është e tensionuar, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Arno, që mban nën tension qytetin e Pizës.
Në këtë zonë, paraditen e të premtes nivelit i ujit është rritur nga 2500 në 3000 metra kub për sekondë dhe një gjë e tillë nuk ndodhte që prej 20 vitesh.
Banorët e 11 banesave janë evakuuar dhe Bashkia e qytetit ka vendosur të mbyllë shkollat. Gjithashtu edhe në Firenze niveli i Lumit Arno ka një rritje me 51 cm, por sipas kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Matteo Renzi, gjendja nuk është kritike.
Situata paraqitet alarmante edhe në Rajonin e Lacios. Në Romë janë verifikuar shira të rrëmbyer gjatë gjithë natës, me një bilanc 90-130 milimetra shi. Problemet më të mëdha janë regjistruar në veri të Romës, ku janë paraqitur edhe ngadalësime në shërbimin publik.
Për shkak të kohës së keqe, në kryeytetin italian ishin mbyllur edhe disa stacione të metrosë, ndërsa kryetari i Bashkisë së Romës, Ignazio Marino, paraditen e të premtes është takuar me prefektin e kryeqytetit Giuseppe Pecoraro për të biseduar rreth situatës së krijuar dhe më pas ka shkuar në sallën operative të Mbrojtjes Civile në Romë.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com