Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq! Veneto, Rovigo dhe Verona ishin provincat më të prekura nga stuhia, e cila përveç shiut, solli edhe stuhi të dendura breshëri në territorin e Veronezës së Poshtme.
Nga pamjet shihet se rrugët në Agugliaro, në zonën e Vicenzës, janë të zbardhura nga breshëri që ra mëngjesin e së shtunës.
Autoritet bënë me dije se në 10 minuta ranë 60 milimetra shi me breshër të vogël por të vazhdueshëm. Nga reshjet e dendura të breshërit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.