SIÇILI - Moti i keq në Itali ka shkaktuar 3 të vdekur në Noto, në Provincën e Sirakuzës, në Rajonin e Siçilisë. Një makinë është përfshirë nga një stuhi e fortë shiu dhe mes viktimave, është edhe një vajzë e vogël 7-vjeçare.
Sipas informacioneve të para të dhëna nga policia vendase, aksidenti është verifikuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas mediave italiane, në makinë udhëtonin 7 persona, 4 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë duke dalë nga makina, ndërsa dy gratë dhe vajza e vogël kanë mbetur të bllokuara në brendësi të saj.
Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com