Itali, Napolitano rizgjidhet
president në raundin e gjashtë

ROME - Kreu i ri i shtetit në Itali është Giorgio Napolitano i cili fitoi me 739 vota përballë kundërstarit Rodota me 217 vota. Presidenti aktualisht në detyrë, mandati i të cilit i përfundonte më 15 maj, pranoj kandidimin për mandatin e dytë sot pas zhvillimeve të fundit duke u bërë kështu presidentii parë që zgjidhet për të dytën herë.

Për rikonfirmimin e tij në krye të shtetit kanë votuar të gjithë të zgjedhurit, përveç 163 deputetëve të Lëvizjes "5 Yjet", 45 deputetëve të SEL, si dhe dy senatorëve të përjetshëm Giulio Andreotti e Carlo Azeglio Ciampi të cilët kanë protestuar.

Me qindra njerëz janë mbledhur duke lëshuar thirrje kundër tij, protestë kjo e mbështetur edhe nga Grillo kryetari i Lëvizjes “5Yjet”, I cili nuk e pranoi që në fillim rezultatin. "Napolitano, presidenti mëi keq!"

Pas 5 raundeve të votimit zgjedhja e presidentit krijoj një mosmarrëveshje mes palëve politike duke bërë që PD-ja ti kërkoj Napolitanos në rikandidimin e tij.

"Jam i gatshëm, nuk mund të dorëzohem por tani të gjithë së bashku duhet të marrim përsipër përgjegjësitë”. Me këto fjalë Giorgio Napolitano bëri të ditur vendimin e tij për të pranuar rikandidimin si president i Republikës së Italisë.

Tani presidentit të ri do ti duhet të përballet me krijimin e qeverisë në Itali, pas zgjedhjeve të mesit të shkurtit që kanë çuar në një situatë vendnumëro.

Në fillim të muajit Giorgio Napolitano, thirri në këto kushte një komision ekspertësh, në të cilin marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë e mëdha, profesorë si dhe përfaqëses të bankave më të mëdha për të gjetur të gjejë rrugëdalje nga kriza politike dhe ekonomike.


RIKANDIDIMI I NAPOLITANOS
Presidenti Giorgio Napolitano ka pranuar kandidaturën për një mandat të dytë në Quirinale. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti aktualisht në detyrë i cili do të kandidojë në raundin e 6-të të votimeve në parlamentin italian.

Pas 5 raundeve të votimit zgjedhja e presidentit po krijon mosmarrëveshje mes palëve ku kandidatët për president nuk kanë marrë votat e duhura ku shefit të ri të shtetit do të nevojitet vetëm 504 nga 1007 të tilla.
Bllokimi politik në Itali ka krijuar shqetësim edhe për një tjetër ngërç politik atë të formimit të qeverisë së re pasi zgjedhjet e 24-25 shkurtit nuk nxorën një fitues të qartë.

Dje pas dështimi të votimit të katërt, Lideri i Partisë Demokratike italiane si dhe koalicionit të qëndrës së majtë, Pier Luigi Bersani ka vendosur të japë dorëheqjen pas zgjedhjes së presidentit të Republikës.

(lç/ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët