ITALI  - Ka ndërruar jetë babai i  kantautorit të njohur Italian Jovanotti, Mario Cherubini,  i cili ka qenë ish-funksionar në Vatikan.

Cherubini u shua në moshën 81-vjeçare në një spital në Cortona ku ishte shtruar prej disa kohësh.

Në vitin 1994 Jovanotti i kishte dedikuar të atit një këngë në rrymën rep të titulluar thjesht “Mario”, e cila rrëfente çastin kur i ati e kishte shoqëruar këngëtarin në funeralin e Aldo Moros.  

Mario Cherubini është nderuar edhe nga krytari I bashkisë së Cortonës nëpërmjet një fjalimi ku përkujtohet puna dhe kontributi I tij për qytetin e tij të lindjes, Cortonës.

“Me Mario Cherubinin ikën edhe një pjesë e historisë së qytetit, ikën me një person  që ka treguar përmes jetës së tij sesa shumë mund të duash qytetin e Cortonës”,-është shprehur ne fjalën e tij kryetari i bashkisë.

mario cherubini

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)