Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi tribuna mbi të cilën po punonte është shembur.

Gen Jan Çaça babai i një djali 5-muajsh ishte përgjegjësi i një kantieri në një kompani në Breshia.

I lidhur me një pajisje që I lejonte të merrte frymë në një spital në Verona është deklaruar i vdekur nga mjekët.

Ishte ora 11.20 e mëngjesit të së hënës, kur u dëgjua zhurma e rrëzimit nga kati I tetë I një ndërtese.

Sipër strukturës gjendeshin tre punëtor mes tyre edhe Çaça.

Dy të tjerët kanë mundur të kapen tek disa kavo duke mundur kështu të shpëtojnë, ndërkohë që 27-vjeçari shqiptar ka bërë një fluturim në ajër prej 20 metrash.

Në vendngjarje përveç zjarrëfikësëve kanë mbërritur edhe personat për të verifikuar zbatimin e të gjitha normave të sigurisë.

shqiptari itali

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)