ITALI - Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë nga policia.
 
I riu, i cili nuk kishte precedent dhe i pastrehë, u arrestua pasi grabiti një makinë të hënën rreth orës 03:30.
 
18-vjeçari bashkë me dy bashkëpunëtorë grabiti për disa orë një Audi A3 në Fino Mornasco.
 
Por, falë sistemit GPS makina u lokalizua dhe më pas policia u vë në ndjekje të grabitësve.
 
Policia arriti të bllokonte makinën në një rrugë qorre duke vënë në pranga 18-vjeçarin, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij u arratisën.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)