Itali/ ‘Ndryshimi i mendimit është një shenjë e mençurisë’, Conte mund të lejoj lëvizjen nga qyteti në qytet

Itali/ ‘Ndryshimi i mendimit është një shenjë e mençurisë’, Conte mund të lejoj lëvizjen nga qyteti në qytet

Giuseppe Conte

ITALI- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të konsiderojë mundësinë e modifikimit të masës e cila konsistonte në ndalimin e lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet.

Sipas burimeve parlamentare, ende pa u bërë zyrtare, Conte  po ri mendon masën e marrë nga qeveria për ndalimin e lëvizjes mes qyteteve në data 25, 26 dhjetor dhe 1 janar. Nëse kjo do të realizohet, atëherë dekreti për masat anti-covid i cili ka hyrë në fuqi më datë 4 dhjetor do të pësoi ndryshime.

Ky dekret i Contes dhe pikërisht kjo pikë ka shkaktuar shumë kundërshtime nga figura politika të ndryshme. Kreu i partisë demokratike Andrea Marucci tha shprehimisht "Unë ende shpresoj të jem në gjendje të modifikoj dekretin e qeverisë”, kjo për arsye të lëvizjes së lirë të qytetarëve gjatë festave. Ministrja e bujqësish gjithashtu ka thënë se "ndryshimi i mendimit është një shenjë e mençurisë". Të gjitha këto kundërshtime duket sikur kanë bërë Conten të konsideroj mundësinë e modifikimit.

Qeveria italiane është mjaft e vendosur për sa i përket dekretit dhe masave shtrënguese për minimizimin e rasteve të reja me COVID-1 por duket se Kryeministri do të bëjë një lëshim për sa i përket lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja