-
Kufizohet lëvizja e qytetarëve gjatë javës dhe ndalohet gjatë fundjavës, Turqia merr masa të reja antiCOVID
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar ditën e djeshme marrjen e masave të reja antiCOVID për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në vend, duke zgjatur orën policore gjatë ditëve të javës dhe duke ndaluar qarkullimin plotësisht gjatë fundjavës.
1 Dhjetor 2020, 13:33 -
Koronavirusi/ 336 të vdekur në Britani, Johnson 'i dorëzohet' pandemisë. Masa të rrepta parandaluese: Jashtë vetëm për ushqim, ilaçe ose sporte
Me 336 viktima dhe 6,726 të infektuar Boris Johnson-it përfundimisht i është dashur të dorëzohet përballë pandemisë së koronavirus dhe të mbyllë gjithçka, duke kërkuar edhe izolimin e banorëve dhe lëvizjen e tyre vetëm për nevoja thelbësore siç janë ushqimi ose ilaçet. Nga sot e në vijim në Britani mbeten në funksion vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, ndërsa është urdhëruar ndalimi i çdo aktiviteti të panevojshëm, janë mbyllur të gjitha bizneset të cilat shesin mallra jo thelbësore si dhe janë mbyllur tubimet në publik e nuk lejohet lëvizja në grupe e njerëzve. Masat pritet të zgjasin 3 javë, ndërkaq Britania e Madhe ka hyrë në një situatë që nuk e kishte njohur as gjatë Luftës së Dytë Botërore.
24 Mars 2020, 03:39