ANKONA - Një kontroll rutinë në doganën e Ankonës në Itali, ka zbuluar një trafik ndërkombëtar prej 1 milion eurosh në kartmonedhave false. Në pranga të policisë italiane është vënë një qytetar bullgar 32 vjeç, i cili i kishte fshehur paratë e falsifikuara, në automjetin e tij.
 
Shtetasi bullgar kishte mbërritur në Ankona nga Greqia në rrugë detare, ndërsa para kontrolloreve të doganës do të deklaronte se ky udhëtim ishte për arsye pune. E ndërsa është pyetur me hollësi për destinacionin nga doganierët, i riu bullgar është treguar kontraditor duke krijuar dyshime.
 
Kaq ka mjaftuar që automjeti i tij ti nënshtrohej një kontrolli të imtësishëm, ku nën sediljet e pasme të pasagjerëve ishin fshehur 20 pakot me nga 100 copë me prerje 500 euroshe.
 
Blutë e Ankonës bëjnë me dije se shtetasi bullgar po merret në pyetje, pasi dyshohet se një aktivitet të tillë të paligjshëm ai e kryen në Greqi, Shqipëri, Itali, e ndërsa baza e falsifikimit ende nuk është zbuluar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)