Itali, nga 15 tetori hyn në fuqi Pasaporta e Shëndetit! Teste me pagesë për të pavaksinuarit

Itali, nga 15 tetori hyn në fuqi Pasaporta e Shëndetit! Teste me pagesë për të pavaksinuarit

Në përpjekje për të shtuar numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19 , nga 15 tetori, Italia ka miratuar përdorimin e një certifikatë shëndeti për të gjithë punonjësit publikë dhe privatë.

Për të gjithë personat të cilët nuk e posedojnë atë apo shkelin rregullat janë parashikuar gjoba deri në një mijë euro.

Italia kështu do të bëhet vendi i parë evropian në të cilin nuk do të jetë e mundur hyrja në një fabrikë, zyrë, studio profesionale dhe çdo vend tjetër pune pa pasaportë shëndeti. 

Konfrontimi me drejtuesit e sindikatës ishte i madh dhe madje i hidhur, por kryeministri Mario Draghi nuk hoqi dorë.

Ndërkohë që për ata të cilët nuk do të pranojnë të bëjnë vaksinat, tamponët nuk do të jenë falas, për të rriturit pa probleme shëndetësore do të kushtojnë 15 euro dhe 8 për të miturit.  Kostoja e tamponëve do të jetë zero për ata që nuk mund ta kryejnë vaksinën për arsye mjekësore.

Aktualisht, çdo farmaci ofron shuma të ndryshme që variojnë midis 20 dhe 40 euro.

 Vendimi i qeverisë italiane për Certifikatën e vaksinimit synon që të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur imunizimi i tufës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi