Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Koronavirusit dhe për të shmangur infektimet në masë me variantin Delat, duke nisur nga dita e sotme në Itali hyn në fuqi Certifikata e Vaksinimit.
Qeveria italiane vendosi të enjten që edhe mësuesit duhet të kenë dëshmi të imunitetit nga Covid-19 para se të hyjnë në klasë, megjithatë një dëshmi e tillë nuk kërkohet për nxënësit minorenë.
Green Pass nga sot u bë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, anije dhe autobusë ndërqytetas.
Të enjten, pavarësisht dyshimeve në koalicionin qeverisës dhe protestave të vogla, kabineti i Mario Draghi-t e zgjeroi kërkesën për pasaportë të gjelbër për të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe për transportin në largësi të madhe nga 1 shtatori.
Me masën e re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më.
Qeveria italiane tashmë ka vendosur që nga 6 gushti, ky dokument do të kërkohet për ata që duan të hanë brenda restoranteve dhe për një varg shërbimesh e aktivitetesh.
Masën e re qeveria e vendosi me qëllim të përshpejtimit të vaksinimit të popullsisë për ta luftuar variantin Delta.
Në mars, vetëm një muaj pasi erdhi në pushtet, Draghi e bëri të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë.
Pasaporta e Gjelbër është certifikatë digjitale ose e shtypur në letër, e cila tregon që dikush e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ka dalë negativ në test ose është shëruar së fundi nga koronavirusi.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48