LAMPEDUZA (ITALI) - Kryebashkiaku i Lampeduzës, Giusi Nicolini shpjegon se tre peshkarexha italiane nuk ofruan ndihmë për peshkarexhën me klandestinë në flakë nga frika se mos ndiqeshin penalisht për krimin e favorizimit të emigracionit klandestin.

''I kërkojmë qeverisë të anulojë menjëherë këtë ligj – ka thënë Nicolini -  Nëse do të vijë Letta? Unë I pres të gjithë, bashkë me të vdekurit''.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Angelino Alfano ka mohuar faktin se peshkarexhat që kaluan afër barkës së mbytur në Lampeduza bënë sikur i panë, siç pretendon kryebashkiaku i ishullit, Giusi Nicolini. "Peshkarexhat që kaluan këtu afër sigurisht që nuk i kanë parë emigrantët”, ka thënë ministri.

"Ne jemi një popull me zemër të madhe dhe këtë e kemi dëshmuar gjithmonë". "Emigrantët –ka shtuar ai – kanë ndezur një batanije pikërisht sepse nuk i kanë parë”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)