/ATSH-AFP/ - Një anije tregtare që mbante flamurin turk u mbyt sot në veri të Adriatikut pranë portit italian të Ravenës, pas një përplasje me një anije tjetër, sipas medias lokale.
Anijet e rojes detare ishin menjëherë në zonë dhe sipas informacioneve, një pjesë e anëtarëve të ekipit të anijes së aksidentuar janë shpallur të zhdukur.
Kryeministri Matteo Renzi konfirmoi në llogarinë e tij në rrjetin social "Twitter" se kishte pasur një aksident në brigjet e Ranevës ku ishte përfshirë një anije turke dhe njoftoi se qeveria do të japë shumë shpejt një informacion më të detajuar mbi situatën.
Ky aksident ndodhi në një moment që Italia po merr pjesë në një operacion të gjerë shpëtimi për të ndihmuar qindra pasagjerët e tragetit që është pre e një zjarri në kanalin e Otrantos mes Greqisë dhe Italisë.