ITALI- Fëmija i parë që ka ardhur në jetë në spitalin e provincës së Ragusa-s në Vittoria të Italisë, është një shqiptar. Nëna e tij Fetije dhe babai Emirjan, jetojnë në Vittoria, por e ëma e vogëlushit pothuajse nuk e njeh aspak gjuhën italiane.
Fëmija shqiptar ka ardhur në jetë rreth orës 09:00 të mëngjesit të 1 janarit, në spitalin e “Seta Cano” në Vittoria.
Po kështu, rreth kësaj ore në spitalin “Maria Paternò Arezzo” të Ragusa-s ka ardhur në jetë një vajzë, Mirian Asta. Vogëlushja është vajzë e Diego Asta, 33 vjeç, dhe Floriana Rendo, 32 vjeç, nga Pozzallo.
Ndërsa në spitalin më të madh të Modica ka ardhur në jetë Biagio Zocci, rreth orës 14:00. prindërit e tij janë Cinzia dhe Pietro Zocci.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur nënat zgjidhnin lindjen cesariane për të sjellë në jetë fëmijët e tyre në orët e para të vitit të ri, në ditën e parë të 2014 lindjet kanë qenë natyrale, duke sjellë në jetë vogëlushët gjatë orëve të paraditës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com