ITALI - Është kthyer në mister zhdukja e 42 vjecari shqiptar në Itali. Ylber Meta, i cili jetonte në qytetin e Astit rezulton i zhdukur prej një muaji. Policia në vijim të hetimeve për këtë rast ka marrë në pyetje miqtë dhe të afërmit e tij prëj të cilëve ka mësuar se natën e 14 prillit Ylber Meta ka qënë duke shkuar në një qëndër tregtare e më pas kishte fiksuar një takim me një grua.
Një kushëriri i tij i afërt ka bërë denoncimin për zhdukjen e 42 vjecarit dhe ka shpjeguar në polici se ëshët përpjekur të kontaktojë me të por telefoni i ka dalë gjithnjë i fikur. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ishte i njohur në zonën ku banonte për riprodhimin e veprave të piktorëve të njohur në botë. Ndërsa pak kohë më parë u bë e ditur se 42 vjecari ishte arrestuar pasi ishte kapur duke trafikuar heroinë. Kjo shton dyshimet se mund të jetë përfshirë në ndonjë rrjet të trafikut të dorgës dhe zhdukja e tij mund të ketë lidhje pikërisht me këtë fakt.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com