Itali, një vit nga rasti i parë me COVID-19

 Itali, një vit nga rasti i parë me COVID-19

Edhe pse kishin kaluar dy muaj që nga shfaqja e COVID-19 në Kinë, frika e asaj që po ndodhte në Evropë dukej e largët, deri në 20 Shkurt , ditë kur u shfaq virusi për herë të parë në Itali. Rasti i parë u shënua në Codogno dhe që atëherë asgjë nuk ka qënë më njësoj. Mattia Maestri, 38 vjeç, i shtruar në spitalin Codogno, i cili do të shënonte fillimin e një faze të re për Evropën, të panjohur dhe pa eksploruar më parë.  

Brenda një muaji, spitalet italiane u tejmbushjen  dhe vendi u mbyll totalisht. Në 12 muaj në Itali kanë humbur jetën 95,000 persona njëherësh shifra më e lartë në Evropë pas Britanisë dhe e shtata në listën botërore, ndërsa numri i të infektuarve pothuajse ka arritur në 3 milion.E ndërkohë që historia e pacientit dhe viktimës së parë njihen me detaje, historitë e mijëra të tjerëve zunë faqet e parë të buletineve.

E që atëherë dyqanet, restorantet dhe stadiumet bosh të qyteteve të Evropës u bënë pjesë e pandashme dhe jeta e evropianëve ka ndryshuar përgjithmonë. Kufizimi i lëvizjes ka detyruar çdo vend dhe shoqëri të adaptojë rregullat e reja. Ka pasur të vërteta të vështira dhe risi të papritura në një vit që ndryshoi Evropën. Shtetrrethimet ishin diçka tejet e vështirë dhe e re për evropianët të mësuar më parë me liri të pakufizuar, ku Spanja dhe Italia e vuajtën më shumë. Gjendja psikologjike e evropianëve u prek ndjeshëm, u rritën pabarazitë dhe mbi të gjitha evropianët e provuan se çfarë do të thotë të mbyllen kufijtë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi