SAN SEVERO- Një shtetase bullgare ka refuzuar për të disatën herë kërkesën e partnerit të saj shqiptar për të prostituuar në rrugën 16, në San Severo, të Italisë. Për këtë arsye, Klajdi Toska, 33 vjeç, e ka rrahur bashkëjetuesen e tij, duke i lënë shenja të dukshme me fytyrë dhe trup.
Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, shtetasja bullgare ka arritur të largohet, duke u drejtuar menjëherë në policinë e qytetit. Por, në atë moment, kur ajo ndodhej në polici, fqinjët e saj telefonuan për t’i thënë se partneri po i digjte banesën.
I riu shqiptar, pasi i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetueses së tij, kishte dëmtuar dhe derën e fqinjëve të saj, një çifti të moshuarish, duke u thënë atyre që të largohen, sepse do t’i vinte zjarrin edhe banesës së tyre.
Vetëm pas ndërhyrjes së 3 skuadrave të zjarrfikëseve janë mundur të neutralizohen flakët e zjarrit.
Pas përshkrimit të dëshmitarëve dhe denoncimit të shtetases bullgare, policia realizuar arrestimin 33-vjeçarit shqiptar, i cili fshihej në e një shqiptari tjetër.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariat, nga verifikimet e policisë, rezultoi se Klajdi toska mbante patentë dhe kartë identiteti të rremë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com