Itali, operacion blitz mes Palermos dhe Nju Jorkut, 19 arrestime. Bllokohet kthimi i klaneve të Inzerillo dhe Gambino (VIDEO)

Dy ditë para 27 vjetorit të krimit monstruoz në rrugën Mariano D'amelio ku humbi jetën Paolo Borsellino dhe eskorta e tij, forcat operacionale të qytetit të Palermos, kanë vënë në pranga 19 persona të dyshuar se i përkasin grupeve mafioze të klaneve Inzerillo dhe Gambino si dhe kanë sekuestruar 3 milion euro.

Mes të arrestuarve është dhe kryebashkiaku i Torretës, Salvatore Gambino. Hetimi është shtrirë dhe në New York, ku FBI-ja është vënë në kërkim të dhjetra antarëve të tjerë të klaneve mafioz.

Palermo ishte ora tre e natës. Nga ana tjetër e globit, në New York-un me shi, ora shënonte nëntë.

Një mesazh në WhatsApp nga Mesdheu kapëxeu oqeanin.

Forcat e karabinierisë italiane dhe FBI u vunë në lëvizje.

Në Itali në rrugët e Passo di Rigano, Boccadifalco, Torretta kurse në metropolin amerikan, në Brooklyn, Staten Island dhe New Jersey.

Nga Sicilia në Shtetet e Bashkuara, mafia e vjetër e Inzerillo dhe Gambinos është kthyer për të qenë e fortë.

Bëhet fjalë për mafian, të cilën kreu i “Squadra Mobile” Boris Giuliano e kishte hetuar në vitet '70 dhe më vonë dhe gjyqtari Giovanni Falcone.

Sot, hetimi i fundit nga Palermos, i koordinuar nga prokurori Francesco Lo Voi dhe Salvatore De Luca, ka zbuluar një kthim dramatik në të kaluarën.

Në Palermo gjatë natës u kryen 19 arrestime të antarëve të klaneve Inzerillo dhe Gambinos kurse në SHBA ka nisur kërkimi i disa dhjetra të tjerëve.

Në prang aka rënë gjithashtu një i dyshuar i papritur që konsiderohet "i disponueshëm". Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Torretës, Salvatore Gambino.

Inzerillo dhe Gambino u mbajtën nën kontroll ditën dhe natën nga sektori i krimit të organizuar, drejtuar nga Gianfranco Minissale.

Fortesa e klanit Inzerillo ishte e vendosur në zonën e Passo di Rigano kurse Gambinët ishin përqëndruar në qytetin e Torretës.

“Squadra Mobile”, e drejtuar nga Rodolfo Ruperti, po përpiqet të vërë në pranga të kaluarën, e cila mesa duket do të rikthehet në të tashmen dhe të jetë e pranishme, pas vdekjes së Totò Riinës.

Në vitet tetëdhjetë, tirrani i Cosa nostra, i kishte nxjerrë jashtë skene Inzerillo-t.

Ata që mbetën gjallë nga lufta mes klaneve, u larguan në mërgim në SHBA.

Por duket se prej pak kohësh, ata janë rikthyer në Itali, me një synim të vetëm, të rimarrin Palermon.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'