Dy avionë luftarakë janë përplasur në Itali ndërsa ishin ngritur në ajër si pjesë e një stërvitjeje. Sipas mediave italiane besohet se avionët janë përplasur në kodrat pranë Ascoli Piceno, mes qyteteve Olibra dhe Venarotta. Avionët janë të llojit “Tornado” të Forcave Ajrore italiane. Avionët po fluturonin në lartasin të ulët, besohet rreth 500 metra. Pilotët e dy “Tornadove” të përplasur besohen të jenë shkëputur nga avionët, por ende nuk është konfirmuar, pasi edhe mund të kenë mbetur viktima.