ROME-  Është gjithmonë e më e thellë kriza në tregun e punës në Itali. Sipas Istat (Institutit të Statistikave zyrtare) niveli i papunësisë së të rinjve të moshës nga 15-24-vjeç duke filluar nga muaji gusht i këtij viti është rritur me 40,1%, duke pësuar një rritje me 0,4 % në muajin korrik dhe me një rritje vjetore 5,5 % .

Nga kjo del se, për herë të parë është tejkaluar limiti i 40%. vlerë e cila ka pësuar një rritje me 12,2%, duke shënuar nivelin më të lartë, si nga fillimi i viti 2004, ashtu edhe i tremestrave të vitit 1977-të.

Kjo emergjencë papunësie, nuk prek vetëm të rinjtë, pasi është rritur edhe niveli i papunësisë në nivel kombëtar, e cila ka pësuar një rritje me 0.1 %, në krahasim me muajin e kaluar dhe me 1.5 % në 12 muaj, duke arritur kështu shifrën e 12,2%. Kjo shifër shënon nivelin më të lartë, si nga fillimi i viti 2004, ashtu edhe i tremestrave të vitit 1977-të. Në muajin gusht, papunësia tek meshkujt është ulur me 0,4% dhe me 2,8% në bazë vjetore. 

Ndërkohë, është rritur papunësia tek femrat me 0,5% në krahasim me muajin korrik dhe me 0,4% në 12 muajt e fundit. 

Niveli i papunësisë tek meshkujt, është i barabartë me 64,7%, duke pësuar një rënie me 0,2 %, në krahasim me muajin e kaluar dhe 1,9% në bazë vjetore.

Papunësia femërore, është e barabartë me 47,1%, duke pësuar një rritje afatshkurtër, me 0,2 % dhe me 0,3% në bazë vjetore. Sipas statistikave, të referuara nga mediat italiane, thuhet se në vitin 1977 1 i ri në 5, ishte i papunë, ndërsa tani nuk punon 1 i ri në 3. 

Këto statistika të papunësisë së të rinjve në Itali, dalin pikërisht në ditën e CLIC DAY, apo dita në të cilën të rinjtë nën moshën 30-vjeçare, do të mund të aplikojnë on-line, për të patur një vend pune, duke përfituar kështu një bonus. Kjo iniciativë mbështetet nga Qeveria Letta dhe nënkupton aplikimin e kërkesave për vende pune, për të përdorur fondet e marra për këtë qëllim.

Për këto vende pune, janë parashikuar të vihen në dispozicion 794 milionë euro, deri në vitin 2016-tën, 148 milionë, të vëna në dispozicion vetëm për vitin 2013-të. Obiektivi në fjalë, parashikon punësimin me kohë të papërcaktuar të 100.000 të rinjve. Për vitin 2013-të, vihen në dispozicion fonde, për punësimin e 20.000 të rinjve.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)