Një ngjarje e rëndë është shmangur nga policia e San Canzianit në Itali. Bëhet fjalë për një shqiptar 35-vjeçar, i cili ka kërcënuar me vdekje gruan dhe dy fëmijët e mitur, duke mbajtur një çekiç dhe një thikë në dorë.
Kreu i skuadrës së policisë, Claudio Culot ka thënë se shqiptari ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve.
Pasi ka shkatërruar shtëpinë, me një thikë dhe një çekiç në dorë, ai i kërcënonte me jetë dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten e tij.
Policia italiane, e njoftuar nga fqinjët e familjes shqiptare, hyri në apartamentin ku dëgjoheshin zhurma nga dritarja. Kryefamiljari madje ka sulmuar edhe policët kur i ka parë përballë. Bashkëshortja dhe dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa 35-vjecari u dërgua në burg.
/Shqiptarja.com