Një politikan italian i partisë “Lega Nord” në Itali, Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken, duke shkaktuar reagime të shumta në vendin fqinjë.
Matteo Salvini, ish-ministër i brendshëm dhe kryetar I partisë e vila ka në thelb të programit të saj një platformë anti-emigrantë I doli në mbrojtje anëtarit të partisë së duke theksuar se ai ishte një person tejet I respektuar në komunitetin lokal.
"është viktima e një sulmi, ai u përgjigj dhe aksidentalisht qëlloi," tha Salvini në një video të postuar në mediat sociale, duke theksuar se Adriatici kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke sugjeruar që El Boussetaoui kishte një rekord penal.
Kundërshtarët politikë e kritikuan udhëheqësin e Lidhjes për nxjerrjen e konkluzioneve para se policia të kishte përfunduar hetimet.
"Të gjithë, pa përjashtim duhet të dënojnë logjikën e Perëndimit të Largët. Nëse Lega mendon se bartja e armëve sjell siguri, atëherë kjo me të vërtetë është shqetësuese, sepse sjell vetëm gjakderdhje dhe sigurisht jo rend dhe ligj,"tha Vinicio Peluffo, kreu i Partisë Demokratike në rajonin verior të Lombardisë.
Ashtu si vendet e tjera të Bashkimit Evropian, Italia ka ligje të ashpra pwr pronësinë dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Adriatici, i cili quhej lokalisht "sherifi", ishte në krye të portofolit të sigurisë brenda këshillit të qytetit.
Adriatici u vendos në arrest shtëpiak të Mërkurën pasi qëlloi për vdekje emigrantin 39 vjeçar pas një grindjeje në lokal.
Media lokale tha se grindja shpërtheu midis dy burrave në një lokal në Voghera qendrore. Adriatici u citua të thoshte se arma u hap pasi El Boussetaoui e shtyu atë në tokë ndërsa ai po përpiqej të thërriste policinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
26.8%
-
Jo
65.2%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 820
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22