TIRANE- “Duan të më eleminojnë në rrugë gjyqësore pasi nuk ja dolën me anë të votës”. Ka mbërritur kështu me një komunikatë përgjigja e Silvio Berluskonit ndaj vendimit për përjashtimin e tij nga Senati.
“Ky vendim i padenjë ishte fryt jo i zbatimit të ligjit me korrektësi por i dëshirës së vendosur për të eleminuar një kundërshtar politik përmes rrugës gjyqësore, një kundërshtar që nuk arritën dot ta mposhtin përmes votës dhe mjeteve demokratike”-thuhet në komunikatën e shpërndarë nga vetë Kavalieri.
Sipas ish kryeministrit, demokracia e një vendi matet me respektimin e normave dhe të drejtave themelore që i rezervohen çdo qyetari. Ndërkaq vendimi i panelit ndërpartiak për t’i hequr Berluskonit të drejtën për të qënë senator, natyrshëm ka shkaktuar protesta në radhët e partisë së tij, Populli i Lirisë.
Dje në mbremjë, edhe Angelino Alfano ofroi solidaritetin e tij ndaj kavalierit. “Kemi qënë dhe do të vazhdojmë të jemi në anën e kryetarit Silvio Berluskoni . vendimi për përjashtimin e tij është thjesht një përshpejtim jo normal i procedurave që në fakt skanë të bëjnë fare me drejtësinë”-ka thënë zëvendës kryeministri. I madh në fakt ishte indinjimi I shprehur edhe nga eksponentë të tjerë të partisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vendimi i Senatit pasditen e djeshme