Itali/ Pastronte paratë e grupit “Çopja”, arrestohet në Romë për ekstradim i kërkuari Klajdi Merkaj! Detajet e dosjes

Itali- Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” të SPAK, është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë nga policia italiane.

Ndaj tij kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit, teksa shtë njoftuar Interpol Tirana.

Arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Fran e Hajdar Çopja, krerëve të grupit kriminal në Elbasan dhe në vendet evropiane, është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se për këtë operacion nga i cili shumica e masave të sigurisë nuk u ekzekutuan dot, SPAK ka nisur hetime për dekonspirim, duke sekuestruar telefona si dhe marrë dëshmi të një sërë zyrtarëve policor, përfshirë agjentë të BKH-së e punonjës policie që ishin angazhuar për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Grupi në fjalë, ku bënin pjesë vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria për një sërë atentatesh e vrasjesh, ndërsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë