Një anije me mbi 250 emigrantë në bord, është përmbytur në Mesdhe, gati 70 milje në juglindje të Maltës.

Disa orë pas përmbytjes së anijes, vazhdon gjendja emergjente në kanalin e Siçilisë. Menjëhërë sapo është sinjalizuar ngjarja, në vendngjarje kanë mbërritur edhe dy anije shpëtimi të marinës ushtarake, si dhe helikopterë me forca të shpëtimit. Sipas disa burimeve të marinës ushtarake “të 250 personat përfunduan në det”. Ndërsa qeveria malteze konfirmon se disa prej emigrantëve kishin veshur xhupat e shpëtimit, e disa të tjerë jo.

Por vetëm disa minuta pas përmbytjes janë vënë re viktimat e tragjedisë. Bilanci i deritanishëm flet për rreth 50 të mbytur, mes të cilëve 10 fëmijë. Nga një anije tjetër malteze është bërë e mundur të shpëtohen rreth 150 emigrantë, ndërsa 55 të tjerë u shpëtuan nga anijet e marinës ushtarake.

Ndërsa një tjetër i agjenci lajmesh “Adnkronos” flet për rreth 15 emigrantë të tjerë të shpëtuar nga një barkë peshkimi që ndodhej në zonë, dhe i ka ardhur në ndihmë.

Mes të shpëtuarve nga përmbytja e anijes janë 10 fëmijë, të cilët janë transportuar me helikopter drejt Lampeduzës.
pembytja itali

PERMBYTET ANIJA ME MBI 250 EMIGRANTE
Anija në vështirësi, është identifikuar nga një avion maltez që e kishte parë teksa përmbysej.

Nga helikopterët janë hedhur në ujë komardare shpëtimi, për t’i ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

Nga Lampeduza, po drejtohen në vendngjarje një helikopter dhe dy skafe të “Guardia di Finanza” dhe dy skafe nga Rojet Bregdetare dhe një skaf maltez.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)