ASKOLI -Dy avionë luftarakë janë përplasur në Itali ndërsa ishin ngritur në ajër si pjesë e një stërvitjeje.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me saktësi por sipas mediave italiane besohet se avionët janë përplasur në kodrat pranë Ascoli Piceno, mes qyteteve Olibra dhe Venarotta. Avionët janë të llojit “Tornado” të Forcave Ajrore italiane.
Avionët po fluturonin në lartasin të ulët, besohet rreth 500 metra.
Disa dëshmitarë kanë thënë se kanë parë dy avionë në fluturim, u "prekën" në fluturim e më pas rënë në tokë. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar një zhurmë e fortë dhe më pas ka shpërthyer zjarri.
Forcat zjarrfikëse janë në vend dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim për viktima. Pilotët e dy “Tornadove” të përplasur besohen të jenë shkëputur nga avionët, por ende nuk është konfirmuar, pasi edhe mund të kenë mbetur viktima.

/Shqiptarja.com