Itali- 38 vjeçari shqiptar Marjol Veqo, i cili ndodhet në burg nën akuzën e tentativës së vrasjes së kushëririt të tij 35-vjeçar ka treguar disa detaje të reja mbi ngjarjen.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu është shprehur se e kishte qëlluar kushëririn pasi kishte frikë se ai do ta vriste. 38-vjeçari kishte punuar për disa kohë në kompaninë e ndërtimit të kushëririt të tij.

Më herët, 35-vjeçari e kishte dhunuar atë duke i shkaktuar një frakturë në hundë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në lagjen e Canaletto-s, në Itali.

Ngjarja

Një përplasje me armë në një lokal në Itali ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi shqiptar.

Sipas mediave italiane e ngjarja ka ndodhur në Spezia ku i riu shqiptari është plagosur me një plumb në këmbë.