Itali/ Po kryente punime në një ndërtesë, 36-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën

Itali/ Po kryente punime në një ndërtesë, 36-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën

Foto ilustruese

Një aksident në punë i ka marrë jetën një 36-vjeçari shqiptar në Milano të Italisë. Ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qendër të Magentas teksa po kryente punime rinovimi në një ndërtesë.

Për arsye ende të paqarta  çatia e ndërtesës ku po punonte u shemb dhe shqiptari ndërroi jetë në çast duke u rrëzuar nga shkallët.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë 36-vjeçarin. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Ndërsa banorët e banesave të tjera kanë mbetur brenda duke mos mundur të dalin. Viktima ishte pronari, i kompanisë që po kryente punimet e rinovimit në ndërtesë së bashku me 2 bashkëpunëtorë të tjerë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë