Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar shqiptar, Roland Çizmja, teksa po transportonte një ekskavator në shpatin e Colletto Santuçi, Itali.
Sipas mediave italiane ai u gjet në anën tjetër të rrugës me një plagë në kokë. Rolandi ishte i martuar dhe babai i tre fëmijëve, raporton italy.24.
Sipas raportimeve të policisë traktori ka qenë duke ecur buzë rrugës, kur ekskavatori i transportuar në pjesën e pasme është ngatërruar në degët e një peme. Burri është ngjitur në rimorkio dhe në përpjekje për të zhbllokuar eskavatorin mund të ketë humbur ekuilibrin, duke rënë nga pjesa e pasme e mjetit dhe duke përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në anë të rrugës.
Po ashtu sipas deklaratave të pronarëve të kompanisë thuhet se punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe se ata nuk ishin në dijeni se pse Rolandi kishte shkuar në punë.
“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, tha Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.
Policia është ende duke hetuar ngjarjen e rëndë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
38.7%
-
Të ndarë
50.3%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 996
Lajme të tjera
-
Itali/ Pjesë e grupit 'Poter-Al', sekuestrohen pasuritë miliona euro të trafikantit shqiptar (EMRI)
27 Nëntor, 13:30
-
Po kthehej në shtëpi me biçikletë pasi pa ndeshjen, makina përplas për vdekje të moshuarin shqiptar në Itali
26 Nëntor, 16:10
-
Kirurgu shqiptar në Itali dënohet me 20 muaj burg për ngacmim seksual brenda urgjencës së klinikës
26 Nëntor, 08:35
-
Itali, vrasja e 22 vjeçares nga i dashuri i saj, protesta masive në Romë! Mbi 500 mijë persona marshojnë kundër dhunës ndaj grave
26 Nëntor, 07:45
-
Erëra të forta në të gjithë Italinë! Degët e pemës u thyen dhe u ranë në kokë, humb jetën 82-vjeçarja dhe plagosen dy gra
25 Nëntor, 18:30
-
Pjesë e ‘Bandës Rolex’, arrestohen tre shqiptarët në Itali
24 Nëntor, 23:03
-
Video/ Frikë për futbollistin! Balotelli përplaset me makinë dhe e shkatërron! I merret patenta
24 Nëntor, 13:24
-
Itali/ Makineria i zuri kokën 26-vjeçares shqiptare, nën hetim edhe CEO i kompanisë italiane
23 Nëntor, 11:42
-
Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri! Meloni: Duhet të hapë rrugën për të tjera marrëveshje të ngjashme
22 Nëntor, 20:06
-
Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash, mes tyre edhe një shqiptare
22 Nëntor, 16:43
-
Gjermania dhe Italia forcojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes
22 Nëntor, 14:45
-
Aksident në Zvicër/ 'Po kalonte rrugën', makina përplas për vdekje 83-vjeçarin shqiptar
22 Nëntor, 13:46