Itali/ Po udhëtonte me motor, shqiptari përplaset nga një makinë! Humb jetën në vendin e ngjarjes

Itali/ Po udhëtonte me motor, shqiptari përplaset nga një makinë! Humb jetën në vendin e ngjarjes

ITALI- Një 34-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Rosignano (Livorno) të Italisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një mjet Audi Q3 dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë. Goditja ishte fatale për 34-vjeçarin Francesco Zhuta, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Viktima, Francesco Zhuta u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes

Policia ndaloi shoferin e makinës, një 57-vjeçar, si dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin