Itali, policia kap 1 ton drogë nga 
Shqipëria, 8 trafikantë në pranga

 1 ton e 218 kg marihuanë, 20 kg substancë përzierëse, rreth 45 kg tritol, 1 kg heroinë dhe kokainë, një armë e tipit kallshanikov AK-47, 170 plumba dhe 47detonator tritoli janë sekuestruar nga policia italiane gjatë operacionit Iliria.
 
Ngarkesa e sekuestruar këtë të hënë në brigjet pulieze ishte nisur nga Shqipëria.
 
Gjatë këtij operacioni u arrestuan 8 persona ndër ta 5 italianë dhe 3 shqiptarë.
 
Sipas mediave italiane Operacioni kodohej “Iliria”  siç është edhe emri antik i Shqipërisë, shteti kryesor i prodhimit të marihuanës.
 
Hetimet treguan ekzistencën e një celule kriminale italo shqiptare e cila kishte bazën në Barletta. 

droga itali

Operacioni per goditjen e ketij grupi kriminal ka nisur kohë më parë dhe në fillim të këtij viti u vu në pranga trafikanti 47 vjecari Roland Lame.
 
Lame me nënshtetësi italiane bashkëpunonte me të birin Fabio 25 vjec nëpërmjet të cilit mbante kontaktet me bashkëkombasit shqiptarë për të organizuar dhe për të futur në Pulia lëndën narkotike.

droga itali

Në vijim të hetimeve të nisura në korrik 2014 autoritetet italiane të Barit në bashkëpunim me ato të Tarantos seksuetruan në brigjet e barit një 1 ton marihuanë, duke arrestuar dy skafistët 1 shqiptarë dhe 1 italian.
 
Grupi kriminal i cili përbëhet nga persona me precedentë penalë kishin kontakte me bashkëkombasit shqiptarë të cilët drejtojnë shpërndarjen e drogës në vendet ballkanike.

itali droga

foto droga itali

itali droga

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve